Fillon afati kalimtar për hendbollistë

01 korrik 2019 | 17:01

Ka filluar sot (e hënë) afati kalimtar për hendbollistë në Kosovë.

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që afati i rregullt kalimtar për edicionin 2019\2020, të jetë i hapur prej 1 korrik deri më 15 korrik.

Gjatë afatit lojtarët, përveç që mund të kalojnë prej klubit në klub, mund të marrin edhe statusin e lojtarit të lirë. Ata më pas mund të regjistrohen në klubet e reja deri më 15 tetor. Ndërsa lojtarët që vijnë nga shtete tjera mund të regjistrohen edhe pas afatit kalimtar, përkatësisht deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Bordi i FHK-së ka vendosur edhe për fillimin e kampionatit të ri. Kështu Superliga në të dy konkurrencat do të fillojë më 14 shtator.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U fol shumë për një tërheqje të Iker Casillasit nga…