Fillon aksioni tradicional i dhurimit vullnetar të gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK

27 janar 2020 | 16:33

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes ka filluar aksioni tradicional për dhurimin vullnetar të gjakut.

Ky aksion është duke u realizuar sipas planit vjetor të Departamentit për Çështje Mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së.

Aksioni i cili ka filluar të hënën do të vazhdojë në shtabin e përgjithshëm dhe në të gjitha njësitë e FSK-së, deri më 7 shkurt 2020.

“Përkundër angazhimeve tjera, interesimi i stafit civilë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes për dhurimin vullnetar të gjakut, që në ditën e parë ishte i madh. Kjo dëshmon se FSK-ja, vazhdon traditën e organizimit të dhurimit vullnetar të gjakut. Pjesëtarët e FSK-së përveç dhurimit në formë të organizuar së paku dy herë në vit, gatishmërinë për dhurimin vullnetar të gjakut e shfaqin gjatë tërë vitit në rast të kërkesave të qytetarëve. Nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut vlerësohet se FSK-ja është dhuruesi më i madh i gjakut për qendrën e tyre. Sikur edhe viteve tjera, ku brenda vitit pjesëtarët e FSK-së kanë dhuruar mbi 1 mijë doza gjak, pritet që ky aksion të përmbyllet suksesshëm”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 5 people, people sittingImage may contain: 3 people, people sitting

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me kancelaren Angela Merkel, kryeministri Edi Rama, ka…