Fillon asfaltimi i rrugëve në Shupkovc të Mitrovicës

20 nëntor 2020 | 13:51

Në kuadër të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria për Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë, ka filluar me asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

E për t’i parë për së afërmi punimet ka dalë edhe drejtori i kësaj drejtorie, Naser Muja, i cili ka potencuar se mbi 50 për qind e rrugëve në këtë fshat do të asfaltohen deri në fund të këtij viti, ndërkaq pjesa e mbetur do të përfundojë në vitin e ardhshëm.

Rregullimi i këtyre rrugëve do të kushtojë mbi 170 mijë euro, me gjatësi afro pesë kilometra dhe do të përfundojë tërësisht brenda vitit 2021.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, së bashku me…