Fillon faza e dytë e dezinsektimit selektiv të zonave endemike në Malishevë

02 korrik 2018 | 16:39

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordinim me Shtabin Komunal të Komunës së Malishevës ka informuar qytetarët e fshatrave për dezinsiktimin selektiv të zonave endemike në Komunën e Malishevës.

Spërkatja e hapësirave publike do të bëhet, duke filluar nga ora 8:00 deri në orën 12:00.

“Fshatrat të cilët do të përfshihen në dezinsektim, brenda këtyre ditëve dhe datave janë si në vijim: Balincë, më 3 korrik, Mleqan dhe Pllaqicë e Ulët, më 4 korrik dhe Pllaqicë e Naltë, më 5 korrik. Të gjithë banorët e zonave ku do të bëhet dezinsektimi, janë të obliguar t’i marrin masat e duhura preventive”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behar Maliqi nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit.…