Fillon fushata informuese për liberalizimin e vizave

14 gusht 2018 | 17:41

Në Sheshin “Nëna Terezë” të martën janë shpërndarë fletë informuese lidhur me liberalizimin e vizave, ku gjenden disa nga përgjigjet lidhur me liberalizimin e vizave, proces që pritet të ndodhë në fund të vitit.

Lidhur me këtë fushatë, në rrjetin social “Facebook” ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka shkruar se Kosova do të bëhet edhe formalisht pjesë e pandashme e vlerave evropiane, kulturës dhe trashëgimisë evropiane, ashtu siç ishim përherë.

“Djemtë e vajzat, me fletushka informuese për qytetarët, në Sheshin “Nëna Terezë”, ofrojnë përgjigje në tri pyetjet: Çka duhet të dini për liberalizimin e vizave? Çka është liberalizimi i vizave, Çka nuk është liberalizimi i vizave.

Pra, filloi fushata për liberalizimin e vizave. Ne jemi gati për liberalizim. Ne e dimë rëndësinë e liberalizimit dhe kemi punuar që të arrihet kjo ditë sa më parë.

Ne do të bëhemi edhe formalisht pjesë e pandashme e vlerave evropiane, kulturës dhe trashëgimisë evropiane, ashtu siç ishim përherë…”, ka shkruar ministrja Hoxha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), ka emëruar…