Fillon kubëzimi i disa rrugëve në Shipol të Mitrovicës

21 maj 2020 | 16:04

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në kuadër të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, këto ditë ka filluar me rregullimin e rrugëve me kubëza në 6 rrugë të Shipolit; “Skender Mujë Skenderi”, “Morava”, “Ali Hadri”, “Shaban Bunjaku”, dhe dy degëzime tjera për skaj magjistrales Mitrovicë- Skenderaj.

Kubëzimi i këtyre rrugëve është duke u realizuar përmes projektit “Ndërtimi i rrugëve dhe trotuareve me kubëza betoni”, dhe ndërtohen falë bashkëfinancimit të komunës dhe participimit të qytetarëve.

Gjatësia e rrugëve në fjalë është mbi 1.100m, gjerësia përafërsisht 3. 5m, ndërsa vlera totale e këtij projekti për kubëzimin e rrugëve arrin shifrën rreth 65 mijë euro.

Ndërsa drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka potencuar se komuna do të vazhdojë edhe më tutje të mbështesë kërkesat dhe realizimin e nevojave të banorëve në zonat e ndryshme të Mitrovicës, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 40 raste të të infektuarve…