Fillon lirimi i hapësirës publike gjatë rrugës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

02 mars 2023 | 14:11

Komuna e Malishevës ka njoftuar qytetarët, në veçanti pronarët e objekteve në hapësirën publike gjatë rrugës “Ibrahim Mazreku” se nga e premtja do të fillojë lirimi i hapësirës së uzurpuar publike.

“Për lirimin e hapësirës së uzurpuar publike, shfrytëzuesit janë lajmëruar me kohë nga komuna, sipas të gjitha procedurave ligjore. Luten të gjithë shfrytëzuesit e këtyre objekteve në hapësirën publike, që ti lirojnë vullnetarisht këto hapësira dhe ti largojnë gjërat me vlerë në objektet e tyre, pasi nga nesër do të fillon rrënimi i tyre dhe lirimi i hapësirës publike. Po ashtu i njoftojmë të gjithë qytetarët, se lirimi i hapësirës publike do të vazhdoj edhe në pjesët tjera të qytetit”, ka njoftuar komuna e Malishevës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në raportimin e tij para…