Fillon mbjellja e luleve në hapësirat gjelbëruese që qytetin e Mitrovicës

25 maj 2023 | 12:52

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka filluar me procesin e mbjelljes së luleve dekorative në hapësirat gjelbëruese të qytetit të Mitrovicës.

Aksionit për mbjelljen e luleve iu bashkua edhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Granit Tmava, i cili inkurajon qytetarët të kujdesen maksimalisht për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave, në mënyrë që ato të duken sa më bukur.

“Mitrovica është një qytet i bukur atëherë kur të gjithë bashkëpunojmë në mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj saj”, është shprehur Tmava.

Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike këto ditë në vazhdimësi po përkujdeset për pastërtinë publike, mbjelljen e luleve, si dhe kositjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese në pjesë të ndryshme të qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka deklaruar të enjten…