Fillon ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në Kopiliq të Poshtëm të Skenderajt

03 shtator 2021 | 17:00

Kopiliqi i Poshtëm në Skenderaj, në mungesë të rrjetit të kanalizimit, qëmoti është ballafaquar me problemin e ujërave të zeza, i cili tashmë po zgjidhet me projektin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit me gjatësi 20 kilometra, e që do t’i përfshijë të gjitha lagjet e këtij fshati.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se pas ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit vitin e kaluar, përkrahjen e fermerëve me grante, zgjerimin e lumit, ndërtimin e rrugëve në lagje dhe tani ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, po kompletohet infrastruktura e nevojshme në këtë fshat duke dëshmuar përkushtimin tonë maksimal në shërbim të qytetarëve.

“Vitet në vazhdim do të orientohemi për furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm përmes projektit të Brusit, punësimit të të rinjve, përkrahjes edhe më të madhe për fermerët, vazhdimin e zgjerimit të lumit, renovimin e shkollës, ndërtimin e poligonit sportiv, trotuarit e ndriçimit publik në rrugët kryesore, ndërtimin e rrugës Kopiliq – Turiqec, rrugicave që janë të parapara me projektin ‘Izbica 2’ si dhe projekte të tjera sipas kërkesave të qytetarëve”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe pritet të mungojë të paktën për dy javë…