Mbappe mungon dy javë

03 shtator 2021 | 16:39

Kylian Mbappe pritet të mungojë të paktën për dy javë pas dëmtimit që mori në sfidën përballë Bosnjës.

Lojtari është rikthyer në Paris dhe, pas ekzaminimeve të tjera, rezultoi se ka ende dhimbje në kavilje dhe nuk do të jetë i disponueshëm për dy javët e ardhshme.

Sulmuesi 22-vjeçar do të humbasë kështu automatikisht dy takimet e radhës kualifikuese me Francën, përballë Ukrainës dhe Finlandës, por edhe dy takimet e para të Paris SG pas pauzës. Bëhet fjalë për ndeshjen e javës së pestë përballë Clermontit dhe ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve përballë Club Brugges.

Në Strasburg Kyian Mbappe luajti për 89 minuta, por nuk mjaftoi për ta shmangur barazimin përballë Bosnjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa javë para se të skadonte afati që Shtetet e…