Fillon paraqitja e klubeve për edicionin e ri

03 gusht 2020 | 16:43

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet se nga 1 gushti ka filluar paraqitja e klubeve në të dy konkurrencat, si dhe për kategoritë e reja për edicionin 2020-2021.

Afati i paraqitjes së klubeve për edicionin e ri do të vazhdojë deri më 20 gusht, kur është dita e fundit që klubet të regjistrohen.

“Klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën elektronike: [email protected]”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident komunikacioni te "Rrethi…