Fillon rregullimi i varrezave në fshatin Kizhnarekë të Drenasit

08 qershor 2021 | 13:48

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, është duke vazhduar në realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit.

Në kuadër të projekteve për mirëmbajtje, kanë filluar punimet për realizimin e projektit për rregullimin e varrezave në fshatin Kizharekë, ku është duke u bërë rrethoja e varrezave.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka njoftuar se do të vazhdojë në realizmin e projekteve në rrethojën e varrezave edhe në lokalitete të tjera gjatë këtij viti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezarta Shkurta herë pas here poston foto apo video ku…