Fillon Samiti i BE-së në Sofje

17 maj 2018 | 11:41

Ka filluar sot në Sofje të Bullgarisë, Samiti i Evropës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Samiti i Sofjes, në të cilin po marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Samiti do të udhëhiqet nga Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk, i cili do ta përfaqësojë Evropën bashkë me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Krahas krerëve shtetërorë të vendeve, pjesë e këtij samiti do të jenë edhe presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të zgjerimit, Johannes Hahn.

Tema kryesore e këtij samiti do të jetë konektiviteti, në fushën e transportit, energjisë, infrastrukturës digjitale, edukimit, inovacioni dhe ekonomia digjitale.

Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk, përkitazi për samitin, ka thënë se Evropa duhet të luaj një rol aktiv në këtë transformim, meqë do të jetë realitet i të gjithë evropianëve dhe se çdo gjë që do të diskutohet në këtë samit do të ketë impakt global.

Pjesëmarrësit e samitit do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, në të cilën përfshihen 13 pika dhe të cilat do të tregojnë përkushtimin për të ardhmen e përbashkët.

Kryeministri Haradinaj do të qëndrojë në Sofje edhe në ditën e nesërme, ku nis punën Forumi Ekonomik i Vjenës, që bënë bashkë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe Kryeministrin e Bullgarisë dhe ku Kosova përfaqësohet nga vet Kryeministri Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…