Fillon sanimi i gropave në rrugët e dëmtuara në Mitrovicë

17 qershor 2022 | 16:00

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në komunën e Mitrovicës ka filluar me mbulimin e disa gropave me asfalt në segmentet e rrugëve të dëmtuara.

Me këtë rast, drejtori i kësaj drejtorie, Granit Tmava, ka bërë mbikëqyrjen e punëve gjatë sanimit të gropave, i cili tha se kompania e kontraktuar ka filluar me mbulimin e gropave në rrugët e qytetit, ndërkohë që do të intervenohet edhe në sanimin e rrugëve tjera të dëmtuara.

“Po vazhdojmë me mbylljen e gropave në çdo pjesë të qytetit, për t’i minimizuar kështu problemet infrastrukturore”, është shprehur ndër tjerash drejtori Tmava.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Edin Dzeko ka realizuar 17 gola dhe 10 asistime…