Fillon shpërndarja e certifikatave për statusin veteran – pjesëtar

10 maj 2018 | 11:28

Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (ZÇKL) nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se ka filluar shpërndarja e certifikatave për statusin veteran – pjesëtar.

Certifikatat do të shpërndahen nga komandantët e njësive, zyrat e shoqatave të dala nga lufta apo direkt nga Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë komunikatë është bërë me dije se në javët në vazhdim do të përmbyllet edhe pajisja me certifikata e veteranëve – pjesëmarrës.

“Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

ka filluar shpërndarjen e certifikatave për statusin veteran – pjesëtar. Ky proces vijon pas përmbylljes së problemeve teknike, me të cilat ZÇKL është duke punuar që prej shtatorit 2017. Vlen të ceket se që nga dhjetori 2017 ZÇKL ka filluar me pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për veteranët – invalidë dhe familjet e dëshmorëve, prej marsit 2018 ka filluar të lëshoj vërtetimet për të refuzuarit, ndërsa tani, me certifikata do të pajisen edhe veteranë – pjesëtar. Certifikatat do të shpërndahen nga komandantët e njësive, zyrat e shoqatave të dala nga lufta apo direkt nga ZÇKL. Në javët në vijim, do të përmbyllet edhe pajisja me certifikata e veteranëve – pjesëmarrës”, është theksuar në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, në koordinim me…