Fillon vaksinimi i personelit shëndetësorë në Obiliq

07 prill 2021 | 13:13

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq, ku sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësorë të komunës së Obiliqit.

Gjatë kësaj vizite, nga drejtoresha e DShMS-së, Vlora Kabashi dhe drejtori i QKMF-së, Haki Jashari,  Gashi është njoftuar nga afër për procesin dhe procedurat e vaksinimit.

Sipas kësaj komune, ekipet e QKMF-së po e administrojnë me profesionalizëm dhe aktualisht në dispozicion QKMF ka 70 vaksina për stafin mjekësorë, ndërsa në total janë 105 profesionistë shëndetësorë.

Kryetari Gashi ka falënderuar stafin e QKMF-së, për angazhimin, punën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë kohës në luftën me pandeminë Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur…