Mustafa: Nëse Kurti vendos t’i refuzojë mallrat kineze, qytetarët do të mbesin lakuriq

07 prill 13:07

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për refuzimin e Qeverisë së Kosovës që të dërgojë punëtorët e arsimit e ata shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri, meqë Edi Ramës i kanë mbetur vetëm rezerva të vaksinës kineze.

Mustafa ka thënë se nuk e kupton se pse qytetarët e Shqipërisë mund t’i përdorin këto vaksina e qytetarët e Kosovës duhet t’i refuzojnë.

Më tutje, Mustafa ka deklaruar se nëse Qeveria Kurti vendos t’i refuzojë mallrat kineze, pjesa dërmuese e qytetarëve do të mbeten lakuriq.

“Nuk e kuptoj pse vëllezërit tanë në Shqipëri mund t’i përdorin e ne duhet t’i refuzojmë. Nëse Qeveria Kurti vendos të refuzojmë mallrat kineze dhe të zhvishemi nga këto mallra, pjesa dërrmuese e qytetarëve do të mbeten ‘lakuriq’, pa rroba të brendshme e pa të jashtme”, ka thënë Mustafa për “Periskopin”.

Ndryshe Qeveria e Republikës së Kosovës  që drejtohet nga kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar që të dërgojë punëtorët e arsimit e ata shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri, meqë Edi Ramës i kanë mbetur vetëm rezerva të vaksinës kineze.

Ministri i Shëndetësisë së Qeverisë së Kosovës, Arben Vitia, ka thënë se Kosova nuk mund të përdorë vaksina që nuk janë certifikuar nga agjencia e barnave të Bashkimi Evropian.

Vitia ka thënë se procesi i vaksinimit të mësuesve kosovarë në Shqipëri është shtyrë, pasi nuk ka më sasi të vaksinave “AstraZeneca” dhe ”Pfizer” në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elife Luzha   SFIDË   Stinës së rrebeshtë u nisa…