Finalja e parë mes Istogut dhe Boras

27 mars 2023 | 14:01

Sonte fillon seria finale e “play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ku do të përballen Istogu me Bora-n.

Istogasit kishte përfunduar garat e rregullta në vendin e parë me 24 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit në vendin e tretë me 22 fitore e tetë humbje.

Në gjysmëfinale Istogu kishte eliminuar New Basketin me seri 2:0, kurse Bora ishte më e mirë se Vushtrria 2:1.

Kampion i Ligës së Parë shpallet skuadra që shënon dy fitore dhe inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “play-out” me vendin e shtatë të Prince Caffe Superligës për një vend në elitë në edicionin e ardhshëm.

Të hënën takohen:

20:00 Istogu – Bora

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I riu nga Drenasi, Adem Qorri, i cili jetonte me…