Finlanda konfiskon 865 vagonë mallrash të firmave ruse

08 korrik 2022 | 08:43

Finlanda konfiskon rreth 900 vagonë mallrash që u përkasin kompanive ruse. Kurse NATO nis procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.

Në përgjigje të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë Finlanda konfiskoi 865 vagonë mallrash që u përkasin kompanive ruse. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters Shoqëria Shtetërore Hekurudhore Finlandeze VR i dërgoi një letër përkatëse Shoqërisë Shtetërore të Hekurudhave Ruse.

Letra drejtuar Ministrisë së Transportit të Rusisë, mban datën 6 qershor. Shoqëria Shtetërore Hekurudhore Finlandeze VR konfirmoi se vagonët e konfiskuar u përkasin kompanive ruse të prekura nga sanksionet e BE-së qoftë drejtpërdrejt ose nëpërmjet aksionarëve, kurse autoritetet ruse nuk pranuan ta komentojnë lajmin, raporton dw.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti numri i fluturimeve…