Rritet për 60 për qind numri i fluturimeve në Kosovë

08 korrik 2022 | 08:37

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti numri i fluturimeve në Kosovë ka shënuar rritje për 60 për qind.

Gjatë kësaj periudhe Agjencia e Shërbimeve e Navigacionit Ajror (AShNA) ka njoftuar se janë realizuar 10 687 fluturime apo 3 993 më shumë krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.

“Gjashtëmujori i parë i vitit 2022 ka shënuar rritje të numrit të fluturimeve prej 60 %, me 10 687 fluturime,  apo 3 993 fluturime më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin për medie.

Vetëm në muajin qershor AShNA njofton se ka menaxhuar 2 126 fluturime.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet se numri është rritur për 43.5 për qind.

“Në muajin qershor 2022 Agjencia e Shërbimeve e Navigacionit Ajror (AShNA) ka menaxhuar 2 126 fluturime (komerciale dhe ushtarake) duke shënuar kështu rritje prej 43.5 % krahasuar me muajin qershor të vitit 2021, apo 644 fluturime më shumë”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
​77-vjetori i aneksimit të Kosovës nga Serbia pas ngritjes së…