Fiorentina refuzoi ofertën e Barcelonës për Amrabatin

31 janar 2023 | 16:23

Futbollisti maroken Sofyan Amrabat nuk është paraqitur sot në stërvitjen e Fiorentinës, pasi ky klub ka refuzuar ofertën e Barcelonës për mesfushorin.

Dje, Barcelona dërgoi një ofertë prej tre milionë eurosh për një huazim deri në fund të sezonit, me mundësinë e blerjes së kontratës së marokenit për 37 milionë euro, që do të sillte përfundimisht një dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh.

Sidoqoftë, Fiorentina nuk e pranoi ofertën dhe Amrabat, refuzoi të dilte në stërvitje dhe kështu iu dërgoi mesazh të qartë drejtuesve se çfarë mendon për refuzimin e ofertës nga ana e tyre.

Amrabat luajti një Botëror fantastik në Katar dhe ishte lojtari më i mirë i përzgjedhjes marokene, e cila bëri një sukses historik dhe arriti në gjysmëfinale të përzgjedhjeve më të mira botërore. Por në fund ata nuk arritën të fitojnë një medalje dhe pasi humbën nga Franca në gjysmëfinale humbën përballë Kroacisë për vendin e tretë.

Edhe atëherë, ishte e qartë se Amrabat do të ishte i kërkuar në pothuajse të gjitha klubet kryesore evropiane dhe oferta e Barcelonës është vetëm një tregues se paraqitjet e tij fantastike nuk kaluan pa u vënë re dhe se çmimi i tij është rritur në mënyrë drastike.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dallimet ishin mes palës shqiptare dhe asaj serbe dhe jo…