Firmino, afër rikthimit në Premier Ligë

29 dhjetor 2023 | 13:20

Sulmuesi brazilian Roberto Firmino mund të lërë Arabinë Saudite pas vetëm 6 muajsh. 32-vjeçari u transferua te skuadra e Al Alhi këtë verë, por duket se nuk po arrin të shkëlqejë, ashtu sikurse pritej.

Për pasojë, një rikthim në Angli është sërish i mundur. Skuadra e Sheffield United po interesohet për Firmino, që pas 6 muajsh mund të rikthehet në Premier Ligë.

Lajmi konfirmohet nga “TalkSport”, që tha se edhe pse debutimi i Firmino ishte i përkryer, me 3 gola, ai shpesh ka qenë objekt i kritikave. Tifozët e Al Ahli e kanë kritikuar Firmino.

Këtë sezon ai ka luajtur në 18 ndeshje në total, por numri i golave të shënuar është po 3, ato të realizuara që në takimin e parë. Al Ahli renditet në vendin e tretë, por largimi i Firmino duket i sigurt.

Sheffield United kërkon një sulmues me përvojë dhe që e njeh mirë Premier League, ndaj dhe Firmino është kandidati i përkryer. Për brazilianin janë interesuar edhe në Turqi si dhe ekipet arabe të Al Shabab, Al Ettifaq e Al Fateh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ermal Krasniqi ka folur për herë të parë qëkur u…