Firmoset marrëveshja për Aeroportin e Vlorës, Rama: Baca Behgjet, një patriot i madh

20 prill 2021 | 12:24

Është nënshkruar kontrata mes përfaqësuesve të kompanisë “Mabetex Group” dhe qeverisë së Shqipërisë për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Kompania “Mabetex Group” do ta ndërtojë aeroportin e Vlorës në bashkëpunim me kompaninë “Yda Group”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur rreth ecurisë së kësaj marrëveshje, ku kompania “Mabetex Group” doli fituese në këtë garë.

“Me Bacën Behgjet jemi shumë miq, por nuk nxori rrugën e një telefonate me mua, që të më thoshte dua të merrem me këtë, por hyri në garë pa i thënë askujt asgjë dhe e fitoi atë me një konsorcium me të gjithë kapacitet. Ajo që dua të them këtu pa lejen e tij, në të gjitha garat e bëra në Shqipëri, është konsorciumi që ka paraqitur financimin në bllok, pra që sot kontrata është 100 për qind i financuar, mua më vjen mirë, dhe kjo është personale, Baca e ka pasur ëndërr, fiksim për të bërë në Shqipëri një vepër që të ketë emrin e tij”.

“Ai s’ka ardhur kurrë te unë apo të tjerët, e vetmja gjë me Bacën kam biseduar dhe me atë mënyrën e tij që i mban gjërat brenda, ka thënë si s’mu dha mundësia të bëja një gjë në Shqipëri. E ka pasur tentuar njëherë me hotel Dajtin, dhe me siguri nëse do ishte pritur më mirë atëherë dhe nëse do e kishte kthyer ashtu siç e donte do kishte qenë një dallëndyshe e parë për turizmin në vend. E humbi motivin për të kërkuar për të bërë një gjë dhe gjërat erdhën në këtë mënyrë dhe është vendi i duhur me njeriun e duhur për të bërë diçka fantastike për vendin dhe për të bërë një gjë që të ëndërrojë dhe ëndrrën e tij, si një patriot i madh”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…