Fitër Bajrami, drejtori i përgjithshëm i Policisë viziton Bashkësinë Islame të Kosovës

10 prill 2024 | 13:17

Për nder të Festës së Fitër Bajramit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Hoxha, uroi myftiun për festën e Fitër Bajramit, duke i dëshiruar atij dhe tërë besimtarëve mysliman që këtë festë ta festojnë me shëndet, begati e në harmoni familjare e shoqërore.

Kurse, myftiu Tërnava, falënderoi Hoxhën për vizitën dhe njëherësh i uroi atij dhe Policisë së Kosovës këtë festë të rëndësishme për besimtarët mysliman, duke u lutur që paqja, harmonia, begatia e çdo e mirë tjetër të na përcjellë në këtë jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Fitër Bajramit, nënkryetari i Komunës së Prizrenit,…