Fitër Bajramin e falën në një livadh, inspektorati për këtë kundërvajtje s’do t’i falë

26 maj 2020 | 10:35

Inspektorati Komunal i Vitisë po shqyrton rastin e mbi 30 personave që u mblodhën të hënën në një livadh në fshatin Skifteraj të kësaj komune për ta falur namazin e Fitër Bajramit.

Drejtori i Inspeksionit në Viti, Skender Ahmeti, ka thënë se do të ngrehet procedurë administrative kundërvajtëse ndaj personave që shpërfillën masat e qeverisë kundër koronavirusit. “Do ta shqyrtojmë këtë rast, për shkak se Prokuroria nuk merret më me këto raste. Në 4-5 raste kemi ngritur procedurë administrative kundërvajtëse, edhe në këtë rast do ta bëjmë të njëjtën gjë”, ka thënë Ahmeti.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Falja e namazit është mbajtur në ambient të hapur, livadh, jo në xhami. Policia e Kosovës i ka identifikuar personat. Inspektorati komunal është duke u marrë me rastin si ‘kundërvajtje administrative’. Janë të përfshirë rreth 30 deri në 40 persona”, ka thënë Hashani.

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vazhdimisht u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos mblidhen në xhami dhe të mos bëjnë vizita me rastin e Fitër Bajramit për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vend. /Sinjali/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme, Bundesliga gjermane do të vazhdoj me…