Fitim Shishani mbron me sukses titullin doktor i Shkencave Penale

15 shkurt 2019 | 19:10

Të premten në amfiteatrin e vogël të Fakultetit Juridik, Fitim Shishani, ka mbrojtur me sukses titullin doktor i Shkencave Penale me temën “Provat materiale në procedurën penale”.

Të pranishëm në këtë mbrojtje të titullit doktor i Shkencave Penale të Fitim Shishanit, ishin profesorë universitarë, zyrtarë të institucioneve shtetërore, miq të tij, dhe familjarë.

Këtë titull doktor i Shkencave Penale, Fitim Shishani, e mbrojti para Komisionit profesional në përbërje: prof. dr. Rexhep Gashi, (kryetar), prof. Asoc. Dr. Bajram Ukaj, (anëtar), prof. Asoc. dr. Kolë Krasniqi, (anëtar i jashtëm, nga Fakulteti Juridik i Universitetit publik “Haxhi Zeka” në Pejë).
Fitim Shishani për gati një orë prezantoi temën “Provat materiale në procedurën penale”, duke e ilustruar edhe me fotografi dhe skica, raporton “Epoka e re”.

Shishani në këtë punim të mbrojtjes së doktoraturës ka paraqitur prova materiale në procedurën penale, duke marrë shembuj edhe nga vendet e ndryshme të rajonit dhe Evropës.

Në fund të mbrojtjes së kësaj teme, Shishani ka paraqitur edhe rekomandimet e tij që ka nxjerr gjatë këtij studimi për procedurën penale.
Anëtarët e Komisionit profesional e vlerësuan me sukses përgatitjen e kësaj teme nga Fitim Shishani për titullin doktor i Shkencave Penale, duke theksuar se ky punim është i veçantë si në aspektin praktik dhe shkencor.

Po ashtu anëtarët e Komisionit pohuan se kandidati Fitim Shishani në këtë punim ka ndërlidhur teorinë dhe praktikën, dhe si punim paraqet një kontribut të çmuar për shkencën.

Gjithashtu, anëtarët e Komisionit profesional theksuan se Fitim Shishani në këtë punim të mbrojtjes së titullit doktor i Shkencave Penale ka përdorur literaturë të zgjeruar dhe ka përgatitur një temë e cila ende nuk është trajtuar në vendin tonë.

Fitim Shishani ka qenë për pesë vjet kryeshef ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, është ligjërues në disa universitete në vendin tonë, si dhe ka kryer shumë trajnime në fushën e tij jashtë vendit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti nuk do të jetë në gjendje…