Atalanta pa Gjimshitin ndaj Milanit

15 shkurt 2019 | 18:02

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen ndaj Milanit që zhvillohet nesër (e shtunë).

Gjimshiti, i cili është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme gjatë kohëve të fundit, është stërvitur veçmas nga pjesa tjetër skuadrës në stërvitjen e fundit.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini duket se nuk do ta rrezikojë, pasi reprezentuesi shqiptar ende vuan dëmtimin që kishte pësuar pak ditë më parë. Në 8 takimet e fundit, mbrojtësi e ka nisur 6 herë nga minuta e parë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilanit sot e mbajti edhe seancën e fundit stërvitore, para…