Gjilani gati për ndeshjen derbi ndaj Dritës

15 shkurt 2019 | 17:43

Gjilanit sot e mbajti edhe seancën e fundit stërvitore, para duelit startues për pjesën e dytë kampionale, atë kundër Dritës.

Trajneri i skuadrës së Gjilanit, Sadat Pajaziti, në stërvitjen e sotme punoi detajet e fundit për ndeshjen e nesërme, ku së bashku me lojtarët e tij punuan në anën taktike dhe teknike të lojës. Gjendja e futbollistëve të skuadrës është mjaftë e mirë para duelit të nesërm, ku në takimin hapës kundër Dritës, nuk pritet të ketë mungesa në formacionin e Gjilanit dhe numri një i bankinës së Gjilanit mund të llogarisë në gjithë futbollistët.

“Në stërvitjen e sotme ishte i pranishëm edhe presidenti i klubit të Gjilanit, Florim Zuka, i cili vizitoi skuadrën para fillimit të edicionit pranverorë, ku edhe një herë ai dha përkrahjen dhe mbështetjen për skuadrën e tij, për ndeshjen e nesërme dhe ndeshjet e pjesës së mbetur kampionale në IPKO Superligë”, thuhet nw njoftimin e Gjilanit.

Kujtojmë se sfida mes Gjilanit dhe Dritës zhvillohet ditën e nesërme, me fillim nga ora 13 e 30 minuta, në stadiumin “Agim Ramdani-Katana” në Gjilan.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare…