Fitojnë Ballkani dhe Drenica

20 tetor 2022 | 15:09

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 2-0 ndaj Trepçës ’89, në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Golat për suharekasit i kanë realizuar Ermal Krasniqi (48’) dhe Albion Rrahmani (75’ nga penalltia).

Fitore të madhe ka shënuar edhe Drenica në udhëtim te Gjilani me rezultat 0-2.

Kuqezinjtë kanë fituar me dy gola të shënuar në fundin e ndeshjes. Fillimisht ka realizuar Osman Mëziu (80’), ndërsa pas gjashtë minutave fitoren e ka vulosur Ermal Veliqi.

Me këto rezultate, Ballkani është në vendin e dytë me 25 pikë, dy më pak se  Drita e cila është në vendin e parë me 27 pikë, por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Ndërsa Trepça ’89 është në vendin e tetë me dhjetë pikë, Drenica në vendin e pestë me 15 pikë dhe Gjilani në vendin e katërt me 18 pikë.

May be an image of text that says 'TEAM DRITA 1. Drita MP G 2. PTS 12 Ballkani 25:10 27 3. 10 Prishtina 16:6 25 4. 11 Gjilani 14:11 18 5. 12 Drenica 12:14 18 12 KF Llapi 14:16 15 7. 10 Malisheva 14:17 13 ン 12 Trepca 89 22:22 11 10 Dukagjini 20:21 K.E. 10 10. 11 Ferizaj 9:14 8 12 10:25 8'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas sukseseve te njëpasnjëshme në Maiami dhe NewYork Fashion Week,…