Fitojnë Clippersat dhe Rockets

22 dhjetor 2019 | 13:59

Vijojnë ulje-ngritjet për San Antonio Spurs në këtë sezon të NBA-s. Skuadra teksane pësoi një tjetër humbje këtë herë me rezultatin e thellë 109-134 brenda në “AT&T Center” ndaj Los Angeles Clippers.

Kalifornianët ishin shumë të fortë për skuadrën e Gregg Popovich që pësoi humbjen e 17-të sezonale ndërkohë që Clippers regjistruan fitoren e 22-të në 31 ndeshje. Paraqitje pozitive e ishit të madh të sfidës Kawhi Leonard, autori i 26 pikëve për skuadrën nga Los Angelesi.

Mori fitoren e 3-të rresht dhe të 5-ën në 6-të takimet e fundit  Houston Rockets që iu fal yllit të saj James Harden për të mposhtur me rezultatin 125-139 në udhëtim e Arizonas, Phoenix Suns. Me 47 pikë 6 rebound dhe 7 asistime, James Harden rezultoi basketbollisti më i mirë mbi parket ndërkohë një paraqitje të mirë bëri për skuadrën teksane edhe Rusell Westbrook, i cili koleksionoi 30 pikë 4 rebound dhe 10 asistime. Giannis Antetokounmpo realizoi një tjetër triple-double ndërkohë që Milwaukee Bucks mori fitoren e 26-të në 30 takime pasi kaloi New York Knicks në transfertë me shifrat 102-123. 22 pikë 11 rebound dhe 10 asistime koleksionoi Giannis Antetokounmpo, ndërkohë që në këtë fitore të Bucks luajti një rol të rëndësishëm edhe Middleton autori i 23 pikëve. U rikthye te suksesi edhe Brooklyn Nets që kaloi me shifrat 122-112 Atlanta Hawks, pavarësisht paraqitjes super të talentit Trae Young në radhët e skuadrës nga Georgia me këtë të fundit që koleksionoi në total 47 pikë. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bardhyl Mahmuti -Mohimi i gjenocidit është helmi dhe acidi,…