Fitojnë Gjermania, Italia dhe Belgjika

08 qershor 2019 | 22:52

Italia e ka mundur 3-0 Greqinë falë tre golave të realizuar në pjesën e parë nga Barella (23′), Insigne (30′) dhe Bonucci (33′).

Skuadra e Mancinit kryeson Grupin J me 9 pikë, tri më shumë se Finlanda e vendit të dytë, ndërsa Greqia mbetet në vendin e tretë me 4 pikë.

Bind edhe Gjermania, që ka mundur 2-0 në transfertë përfaqësuesen e Bjellorusisë. Autorët e golave kanë qenë Sane (13′) dhe Reus (62′). Skuadra e Joachim Low mban vendin e dytë në Grupin C me 6 pikë, 3 më pak se Irlanda e Veriut, që ka luajtur një ndeshje më shumë se gjermanët.

Fitore e lehtë edhe për Belgjikën, që ka mundur 3-0 Kazakistanin në shtëpi. Belgët kanë zgjidhur gjithçka në harkun e tri minutave. Mertens ka zhbllokuar takimin në minutën e 11-të dhe Castagne ka shënuar të dytin në  të 14-ën. Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të ka ardhur edhe goli i tretë i vendasve, i shënuar nga Lukaku. Belgjika kryeson Grupin I me 9 pikë, ndërsa Kazakistani është në vendin e pestë me 3 pikë.

Në vendin e tretë të këtij grupi ndodhet Skocia, që ka mundur 2-1 në shtëpi Qipron. Ka qenë një fitore e vuajtur për skocezët, duke parë se takimi ka qenë në barazim 1-1 deri në minutën e 89-të. Robertson ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 61-të, ndërsa Kousoulos ka barazuar për miqtë në të 87-ën. Dy minuta më vonë ka ardhur goli i Burke, që i ka dhuruar tri pikë të rëndësishme Skocisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia ka marrë kreun e Grupit H, aty ku është…