Fitojnë Lakersat e Clippersat, Bostoni dështon ndaj Miamit

12 maj 2021 | 14:14

Miami Heat fitoi sfidën direkte ndaj Boston Celtics për vendin e 6-të në Konferencën e Lindjes duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e dytë të “play-off”-it.

Një sukses i merituar i Heats me rezultatin 129-121, në një ndeshje deri diku të balancuar me përjashtim të periodës së dytë dhe të 3-të ku Miami ishte më lart. Herro me 24 pikë, 11 rebound dhe 3 asistime ishte më i miri mbi parket për skuadrën nga Florida ndërkohë që Bostonit nuk i mjaftuan 36 pikët e realizuara nga Kemba Walker dhe 33 të tjera nga Jason Tatum.

Moment pozitiv për Los Angeles Lakers që regjistroi suksesin e dytë rresht po për momentin vazhdon të pozicionohet në vendin e 7-të në Perëndim dhe duhet të luftojë fort me Portland për vendin e gjashtë që të kualifikon direkt në fazën e dytë të “play-off”-it. Kampionët në fuqi të NBA-s mposhtën pas kohës shtesë me rezultatin 101-99 New York Knicks, duke regjistruar fitoren e 39-të sezonale në 69 takime. Kyle Kuzma me 23 pikë dhe Anthony Davis me 20 pikë ishin dy më të mirët mbi parket për Lakersat, ndërkohë që te Knciks spikatën Julius Randle me 31 pikë dhe Derrick Rose me 27 pikë. Brooklyn Nets ndali ecurinë pozitive të Chicago Bulls prej tri fitoresh rresht falë suksesit 115-107 brenda në Ilinois. As Zac Lavine me 41 pikët e tij nuk arriti të udhëhiqte Bullsat drejt fitores së radhës, ndërkohë që Brooklynit një dorë në këtë sukses ia dhanë Durant, Harris dhe Brown.

Blindoi vendin e tretë në Perëndim, ndërkohë Los Angeles Clippers që triumfoi në “Amalie Arena” ndaj Toronto Raptors me rezultatin 115-96. Kawhi Leonard dhe Mann me nga 20 pikë si dhe Zubaq me 18 pikë ishin basketbollistët që udhëhoqën Clippers drejt këtij suksesi. /SS/

Rezultatet

Charlotte – Denver         112-117
Detroit – Minnesota       100-119
Boston – Miami              121-129
Toronto – Clippers         96-115
Chicago – Brooklyn       107-115
Indiana – Philadelphia  103-94
Memphis – Dallas           133-104
Milwaukee – Orlando     114-102
Golden State – Phoenix  122-116
Lakers – New York           101-99
Sacramento – Oklahoma   122-106

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar sot përfaqësuesit e…