Fitojnë Unitedi dhe Bayerni

23 nëntor 2021 | 21:13

Ka nisur me emocione dhe gola mbrëmja e Championsit. Manchester United ia doli të merrte një fitore minimale 1-0 në transfertën ndaj Villareal.

Djajtë e Kuq vuajtën shumë ndaj nëndetëses së verdhë, por portieri De Gea ishte në një mbrëmje shumë të mirë duke evituar të paktën dy gola të sigurt.

Në momentin më të mirë të spanjollëve do të vinte dhe goli i vetëm nga Cristino Ronaldo që përfitoi nga një gafë në mbrojtjen e tyre. Portugezi ka shënuar në të gjitha ndeshjet këtë sezon në Champions.

Në fundin e ndeshjes kishte kohë dhe për një gol sigurie të Jadon Sanchos.

Bayerni vijon ecurinë perfekte, duke marrë një fitore 2-1 në transfertën ndaj Dinamo Kiev. Robert Lewandowski është kthyer në një “makineri” golash gjatë këtij sezoni Mbrëmjen e sotme, në minutën e 14-t, ai ka shënuar një super gol me roveshatë në transfertën ndaj Dinamo Kiev, duke zhbllokuar ndeshjen.

Në minutën e 43-të, Coman do të dyfishonte shifrat. Gjithsesi vendasit do të riktheheshin në lojë me një gol të Garmash në minutën e 70-të, por që në fund do të ishte vlerë sa për statistika, pasi asgjë nuk do të ndryshonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gentian Zyberi i cili është shef i Departamentit në Qendrën…