Fitore bindëse nga Bashkimi

16 tetor 2019 | 16:50

Bashkimi në konkurrencën e femrave e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e femrave. Vashat prizrenase kanë fituar ndaj Trepçës me rezultat 94:36 (22:16, 31:9, 21:5, 20:6).

Ndeshja ka qenë interesante në çerekun e parë, derisa më pas fillon shkëputja e Bashkimit. Saranda Daci u dallua me 22 pikë për Bashkimin, derisa ajo u ndihmua nga Gresa Gashi me 16 pikë, Brown Khadija me 15 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, si dhe Aulona Muhadri me nëntë pikë e 15 kërcime. Te Trepça më e mira ishte Melisa Ibrahimi me 17 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edison Cavani në fund të këtij sezoni pritet të largohet…