Fitore dramatike e Liverpoolit (video)

31 mars 2019 | 19:26

Skuadra e Liverpoolit rikthehet në krye të Premier Ligës, pasi e mposhti në derbi skuadrën e Tottenham Hotspur (2-1).

Fituesi i ndeshjes që u zhvillua në “Anfield” u vendos vetëm në minutat shtesë, kur mbrojtësi i mysafirëve Toby Alderweireld shënoi në portën e tij. Në minutën e 16-të, Roberto Firmino realizoi për 1-0, kurse Lucas Moura (70), e barazoi rezultatin në 1-1. Kur ndeshja shkonte drejtë barazimit, Alderweireld në tentim për të larguar topin e dërgon në rrjetën e portës së tij për rezultatin final 2-1.

Pas kësaj fitore “Reds” rikthehen ne krye të elitës me 79 pikë, kurse “Spurs” është në pozitën e tretë me 61 pikë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamurtari e ndali Feronikelin, duke luajtur baras (0-0) në ndeshjen…