Fitore e madhe nga Patriot Behrami

24 qershor 2019 | 20:38

Patriot Behrami ka triumfuar ndaj italianit Vincenzo Mangiacapre, në garat e boksit të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”.

Boksieri nga Kosova triumfoi në kategorinë -69 kg. Ai mposhti medalistin e bronztë në Lojërat Olimpike Londra 2012.  Me vendim të gjyqtarëve, Behrami fitoi me rezultat të ngushtë, 3:2.

Më këtë fitore, Patrioti hyri në mesin e tetë boksierëve më të mirë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron HOTI Derisa po zieja sot nga vapa nëpër…