Fitore e shqiptarëve në Mal të Zi: Me iniciativën e deputetit Genc Nimanbegu, shteti ua kthehen pronat e Valdanosit në Ulqin

11 qershor 2021 | 20:10

Shqiptarët në Mal të Zi sot kanë arritur një fitore në përpjekjet e tyre për t’i rikthyer pronat që ua mori ushtria jugosllave. Në Parlamentin e Malit të Zi, me 49 vota pro, asnjë kundër e abstenim, sot është miratuar ligji special për kthimin e pronave me ullishta në Valdanos të Ulqinit.

Me këtë ligj, të cilin e ka propozuar deputeti i Listës shqiptare Genci Nimanbegu, mbarojnë kalvaret gati 30 vjeçare të ulqinakëve të cilëve këto prona iu janë marrë në vitin 1978 nga Ushtria e Jugosllavisë.

Kthimi i kësaj ullishte në zonën më atraktive të Ulqinit ka qenë një kërkesë politike e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me këtë, pas Komunës së Tuzit, shqiptarët e Malit të Zi realizojnë edhe një kërkesë madhore politike në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore Kosova –…