Kosova – Gambia, përfundoi pjesa e parë

11 qershor 2021 | 19:53

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore Kosova – Gambia. Rezultati pas 45 minutave ishte ai i fillimit, 0:0.

“Dardanët” patën disa mundësi shumë të mira shënimi, por nuk u treguan efikas para portës.

Gjatë pjesës së parë të zgjedhurit e Challandes e menaxhuan mirë ndeshjen, por krejt çfarë mungoi ishte goli, të cilin do ta kërkojnë me ngulm në pjesën e dytë.

Kujtojmë se ndeshjen e kaluar, Kosova e humbi me rezultat 2:1 ndaj Guineas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe delegacioni i bizneseve nga…