Fitore historike e Istogut

17 nëntor 2018 | 23:27

Hendbollistet e Istogut kanë arritur fitore historike të shtunën në mbrëmje në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Ato fituan ndaj skuadrës italiane Cassano Magnago me rezultat 26:24. Për Istogun ishte ndeshja e parë evropiane në shtëpi dhe fitorja e parë evropiane poashtu.

Ndeshja e së shtunës ishte e para e rrethit të tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup). Ndeshja e dytë, përkatësisht e kthimit luhet menjëherë të dielen (nesër) prej orës 17:00. Edhe ndeshja e dytë luhet në Pejë. Te Istogu ka optimizëm se do të fitojnë edhe ndeshjen e dytë dhe do të kalojnë tutje.

Ndeshja u luajt në një atmosferë të bukur sportive në prani të rreth 1000 shikuesve. Pas pjesës së parë Istogu kishte tri gola epërsi, 13:10, por në fund të takimit epërsia ishte dy gola.

Te Istogu më efikasja ishte kapitenja Albina Rugova me tetë gola. Elma Kameri realizoi gjashtë herë ndërsa Burneta Rama pesë herë.

Istogaset para një viti debutuan në arenën evropiane. I luajtën dy ndeshje të Kupës Sfiduese në Holandë ndaj Virto/Quintos dhe pësuan humbje. Kështu fitorja e së shtunës është historike për tërë qytetin e Istogut, ndërsa skuadra e këtij qyteti pret të kompletojë historinë me një fitore tjetër të dielën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Supersfida e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kombeve, mes…