Fitore spektakolare e Arsenal, “Topçinjtë” rikthehen në vendin e parë | Video

09 tetor 2022 | 19:57

Arsenali arriti një fitore spektakolare në shtëpi, duke mundur me rezultatin 3-2 Liverpulin, në një sfidë që ishte e ndezur që nga fillimi e deri në fund.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e parë, me anë të një goli të shënuar nga Martineli. Më pas Nunjez barazoi përkohësisht shifrat. Në fundin e pjesës së parë, ishte Bukajo saka, i cili kaloi sërish në avantazh “Topçinjtë”.

Në pjesën e dytë, Firminjo vendosi sërish baraspeshën, ndërsa disa minuta më vonë, ishte sërish Bukajo saka, i cili kësaj radhe me anë të një 11-metërshi, vendosi rezultatin final në 3-2.

Kështu skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta rimerr vendin e parë, ndërsa nga ana tjetër, Klop vazhdon të kalojë një formë katastrofike me skuadrën e tij, duke qëndruar në vendin e 10.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 8 tetor 1992, doli në treg videoloja “Mortal Kombat”,…