Fitorja e tretë radhazi për Yllin

14 tetor 2021 | 11:13

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 89:77 (19:17, 25:21, 23:23, 22:16), në kuadër të javës së gjashtë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi 15:4, por më pas rikthehen Vreshtarët, duke afruar rezultatin në 19:17, sa përfundoi çereku i parë. Periudha e dytë ishte më e barabartë dhe me rikthime në rezultat, por në fund të kësaj therandasit sërish shkëputen 39:32, ndërsa pjesa e parë përfundoi 44:38.

Edhe perioda e tretë ishte shumë e niveluar, por sërish në fund të kësaj pjese Ylli krijon distancë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 67:61. Në 10 minutat e fundit, Ylli ruajti epërsinë, madje e thelloi edhe më shumë për të triumfuar 89:77.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Barret Benson me 22 pikë e 14 kërcime, Brandon Radolph me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Erjon Kastrati me 17 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, kurse te Rahoveci u dallua Milik Yarbough me 28 pikë e pesë kërcime.

Ylli ka tri fitore dhe tri humbje, kurse Rahoveci një fitore dhe pesë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 71:65…