Fitorja e Vetëvendosjes ishte e pritshme

09 tetor 11:58

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se më 6 tetor qytetarët janë përcaktuar për ndryshim substancial në Kosovë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka theksuar se fitorja e Vetëvendosjes ka qenë e pritshme. Mulhaxha-Kollçaku ka bërë me dije se qeveria e udhëhequr nga Kurti do të jetësohet sepse nuk mund të ndryshohet vullneti i qytetarëve.

Sipas saj, nuk është në favor të asnjë subjekti dhe të shtetit që të kemi zgjedhje të reja. Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se interesi i Kosovës dhe qytetarëve të saj është që sa më shpejt të formohet qeveria dhe proceset të ecin përpara.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aplikacioni celular në “Instagram” po pëson disa ndryshime, dhe skeda…