Fituesit e zgjedhjeve meritojnë urime, humbësit të ndryshojnë

04 mars 2021 | 13:12

Njohësi i proceseve politike në vend, Milazim Krasniqi, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 na tregon se kur nuk duan të ndryshojnë partitë, detyrohet të ndryshojë populli.

“Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 na bën me dije se kur nuk duan të ndryshojnë partitë, detyrohet të ndryshojë populli. Fituesit e zgjedhjeve meritojnë urime. Dhe duhet t’u dëshirojmë suksese. Ndërsa partive humbëse, t’u dëshirojmë që të ndryshojnë, të përmirësohen. Ato që nuk duan të përmirësohen, mund ta bëjnë gati karrigen që ta çesin te dera, për të pame, pas zgjedhjeve të radhës. Këtu definitivisht, populli ka ndryshuar”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adnan Merovci, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet…