Merovci: LDK e LV të bëjnë koalicion, Kurti kryeministër, Haziri president e Osmani kryetare e LDK-së dhe ministre e Jashtme

04 mars 2021 | 13:05

Adnan Merovci, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet sërish ka rekomanduar një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Merovci, ish këshilltar i presidentit Ibrahim Rugova ka dhënë edhe propozimet për ndarjen e pozitave institucionale.

Sipas tij, kryeministër duhet të jetë Albin Kurti, kryetar i Kosovës Lutfi Haziri, kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani, ministre e Punëve të Jashtme dhe kryetare e LDK-së.

Postimi i plotë i tij në FB

Vaksina e nevojshme për Kosovën!
Koalicioni: VV + LDK;
Kryeministër: Albin KURTI;
Kryetar i Kosovës: Lutfi HAZIRI;
Kryetar i Kuvendit: Glauk KONJUFCA;
Kryetare e LDK-së dhe Ministre e Jashtme: Vjosa OSMANI;
Kjo arrihet nëse aplikohet Vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejtë kjo për Kosovën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona bëri një rikthim të jashtëzakonshëm në ndeshjen e dytë…