Ter Stegen: Synojmë të fitojmë trofe

04 mars 2021 | 13:02

Barcelona bëri një rikthim të jashtëzakonshëm në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Sevillas në Kupën e Mbretit, duke fituar 3-2 me rezultat të përgjithshëm.

Katalunasit avancuan në finale pasi arritën të fitonin 3-0 në vazhdime ndaj Sevilla.

Ter Stegen ishte njëri ndër lojtarët kryesor në fitoren e djeshme, pasi priti penalltinë e Lucas Ocampos.

“Ishte një ndeshje shumë speciale dhe mentaliteti ka qenë thelbësor për këtë rikthim të madh. Ne dëshirojmë të fitojmë trofe”, u shpreh Ter Stegen.

“Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme, do të na ndihmojë neve shumë. Ishte sigurisht qëllimi ynë, jemi të lumtur që kemi arritur në finale”, vazhdoi.

Blaugrana do të ndeshen me Athletic Bilbao ose Levante në finalen e 17 prillit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të…