FJALA kujton masakrën e Mejës së Gjakovës

27 prill 10:56

“Janë bërë 19 vite nga masakra e Mejës së Gjakovës, masakër kjo e cila brenda pak orëve la të masakruar 376 veta. Kjo masakër konsiderohet nga masakrat më të madha të kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit”, është thënë në komunikatën e partisë FJALA.

Ky subjekt politik ka kërkuar nga Qeveria e së Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare t’i bëjë presion Beogradit që t’i dorëzojë para drejtësisë ata kriminel që urdhëruan dhe zbatuan këtë masakër, si dhe të punohet në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Platforma, parolle, parolle... Ishte një…