Fjala uron besimtarët myslimanë të Kosovës për muajin e Ramazanit

15 maj 2018 | 16:33

Partia Fjala e cila drejtohet nga Gëzim Kelmendi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Me respektin, dashurinë dhe kënaqësinë e veçantë, ju urojmë muajin e bekuar të Ramazanit të gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës. Urojmë dhe lutemi që në këtë muaj Zoti i lartësuar të na forcojë dhe bashkojë, ngase vetëm të bashkuar mund të përballojmë sfida dhe vështirësi të ndryshme”

“Shpresojmë që ky muaj të na shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri-tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë së bashku drejt sukseseve të reja për një shtet ku sundon drejtësia dhe harmonia. Po ashtu në këtë muaj të bekuar lusim Zotin e madhëruar t’i bekojë të gjithë dëshmorët, familjet e tyre si dhe gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, është thënë në urimin e partisë Fjala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka lansuar platformën për qeverisje…