FJALA uron Fitër Bajramin: Mos t’i harrojmë jetimët dhe të varfrit

13 maj 2021 | 12:16

Partia FJALA ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke dëshiruar që në këto ditë feste të mos i harrojmë në lutje jetimët, të varfrit, invalidët dhe familjet e atyre që flijuan vetën për mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike që në këtë festë të ndihemi krenar për gjakun e derdhur të më të dashurve të tyre, që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Lutemi dhe urojmë që në vendin tonë të sundojë drejtësia, paqja, toleranca, bashkëjetesa, respekti dhe solidariteti me të gjithë qytetarët”, është thënë në urimin e Partisë FJALA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania amerikane Tesla ka njoftuar se nuk do të pranojë…