Fjalimi lamtumirës i Presidentit Trump: Lëvizja që kemi nisur është vetëm fillimi

20 janar 2021 | 00:45

Donald Trump u ka bërë thirrje amerikanëve që të luten për administratën e ardhshme të Joe Biden.

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fjalimin e tij lamtumirës, u shpreh se të gjithë ishin “tmerruar” nga trazirat në Kapitol në Uashington në fillim të këtij muaji.

Ai deklaroi: “Dhuna politike është sulm ndaj gjithçkaje që vlerësojmë ne si Amerikanë. Ajo kurrë nuk mund të tolerohet”, teksa shtoi: “Po përgatitem për t’ia dorëzuar pushtetin një administrate të re mesditën e së mërkurës, dua që ju të dini se lëvizja që kemi nisur vetëm sapo ka filluar. Asnjëherë nuk ka pasur diçka të ngjashme me të.

Në fjalimin e tij, ai renditi disa nga sukseset si president duke përfshirë ndërtimin e “ekonomisë së madhe”, sigurimin e marrëveshjeve historike të paqes në Lindjen e Mesme, marrjen e vendimit të  anëtarëve të NATO-s për të kontribuar më shumë financiarisht etj.

Ndër të tjera ai tha: “Unë jam krenar sepse jam presidenti i parë në dekada që nuk kam nisur asnjë luftë” .

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vullkani Etna ka shpërthyer sërish në Siçili. Siç duket edhe…