Rizgjohet “Etna”, vullkani më aktiv në Europë (Video)

20 janar 2021 | 00:36

Vullkani Etna ka shpërthyer sërish në Siçili. Siç duket edhe nga pamjet e transmetuara nga Ansa.it shpërthimi i vullkanit ka“ndriçuar”natën mes të hënës dhe të martës.

Llava shpërtheu në dy anët të kraterit të vullkanit “Etna”, ndërsa hiri mbuloi një pjesë të madhe të zonës. Por, këtë herë shpërthimi nuk zgjati shumë, si dhe pati një rënie të shpejtë të dridhjeve vullkanike.

Fatmirësisht, nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

Vullkani, 3330 metra i lartë, është më aktivi në Europë. Kjo është hera e tretë për këtë vit që Etna bëhet aktive që pas muajit maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka rrëfyer…